E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joselu e lë Realin për Hoffenheimin

Hoffenheimi ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se e ka kompletuar transferimin e sulmuesit premtues Joselu nga Real Madridi.

Ai ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2016.

“Joselu tashmë e ka shfaqur klasin e tij në Rela Madrid. Por, ai është ende i ri dhe ka potencial të madh. Ai përshtatet perfekt në Hoffenheim”, ka thënë trajneri Markus Babbel.

22 vjeçari është produkt i akademisë së Celta Vigos, por iu bashkua klubit madrilen në vitin 2009. Ai e bëri debutimin në ekipin e parë në La Liga në maj të vitit 2011, kur shënoi në fitore ndaj Almerias. Kurse, sezonin e shkuar shënoi 26 gola për ekipin e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›