E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odise Roshi huazohet tek FSV Frankfurt

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Odise Roshi është huazuar tek FSV Frankfurt.

Klubi i bundesliga 2 të Gjermanisë ka bërë të ditur nëpërmjet faqes zyrtare në internet se, ka arritur marrëveshje me klubin e Kelnit që ta huazoj Roshin për 1 vit.

Roshi është një lojtar i shpejtë, dhe ne besojmë fuqishëm se me shpejtësinë e tij Roshi do ti jap më tepër gjallëri sulmeve tona ka thënë Uwe Stover.

Edhe vet Roshi duket i kënaqur me këtë lëvizje , duke u shprehur Tek  Frankfurti besoj që do të gjej më tepër hapsirë për të treguar më mirë vlerat e mia.

Tek FSV Frankfurt, Roshi do të gjej edhe bashkëkombasin e tij Edmond Kapllani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›