PSG-Lucas, konfirmohen bisedimet

Lucas Moura e ka pranuar se mund ta lë Sao Paulon për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të janarit, për rreth 40 milionë euro.
Mesfushori ofanziv kërkohet aktualisht nga disa klube evropiane si Manchester United e Inter.
“Kam biseduar me Thiago Silvan e Leonardon. Ata më thanë fjalë të mira për klubin dhe projektin që janë duke e implementuar. Ata po shkojnë në rrugë të mirë, por s’ka ende marrëveshje. Do të rri në Sao Paolo deri në fund të vitit. Gjithmnonë e kam thënë se dua ta fitoj titullin dhe të kualifikohem në Copa Libertadores. Për momentin jam i fokusuar tek Kombëtarja”, tha 19 vjeçari për Globo Esporte.