E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ Injaki Saez: “Me Shqipërinë nuk është e lehtë!”

Ekipi kombëtar spanjoll U-21 sapo përfundoi stërvitjen njohëse në stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet, një stërvitje mekarketer shkrythës, ku tekniku Injaki Saez dhe asistentët e tij, zhvilluan edhe një minindeshje, në kuadër të përgatitjeve të ndeshjes së nesërme me ekipin e Shpresave të Shqipërisë, të drejtuar nga Artan Bushati, që dy javë më parë arriti të barazojë në Sllovaki 0-0. Kuqezintë do të luajnë ndeshjen e dytë dhe të fundit në grupin 2 të raundit kualifikues te Kampionatit Europian, duke qene vecse një hap nga kalimi i turit. Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet nesër në orën 15.30.
Uefa ka përcaktuar edhe katër gjyqtarët, që do ta drejtojnë këtë ndeshje të cilët janë nga Bosnjë-Hercegovina me kryesor Sinisa Zrnic, dhe asistentë Goran Lepir dhe Mato Stanic, kurse i katërt është Vladimir Dominkovic.
Albania-sport.com ishte e pranishme në këtë stërvitje dhe zhvilloi një intervistë ekskluzive me trajnerin Injaki Saez
--------- * * * ---------
- Si e vlerësoni ndeshjen me Shqipërinë?
- Asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe padyshim që takimin në Tiranë e konsideroj të vështirë, duke parë edhe rezultatin që arriti Shqipëria më Sllovakinë, që i jep shanse të mira për kualifikim. Është e natyrshme që na ne duhet patjetër fitorja, dhe e ne e dimë mirë këtë. Ne kemi ardhur vetëm për këtë në Tiranë. Sidoqoftë unë pres një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet .
- Do të shohim një Spanjë agresive në sulm apo një ekip të kujdesshëm në mbrojtje?
- Loja ekipit tonë gjithmonë ka tipare të theksuara sulmuese. Në ekipin tonë luajnë shumë lojtarë të kategorisë superiore në Spanjë, dhe nuk kemi pse ta konsiderojme veten inferiorë në Shqipëri. Ne jemi të bundur për rendësinë e ndeshjes dhe do të luftojmë me të gjitha armët për të marrë fitoren, por mbi të gjitha duam të zhvillojmë një futboll të bukur.
- A keni në skuadrën tuaj lojtarë të ekipive të mëdha si Reali apo Barcelona?
- Në Federatën Spanjolle pati një vlerësim të madh për këtë ndeshje, kështu që në grupin e lojtarëve është një lojtar nga Reali i Madridit, ashtu si ka nga Reali B, portieri Alan dhe Rez një mesfushor. Nga Barcelona nuk kam grumbulluar asnjë lojtar.
- Po nga ekipet e tjera të njohura spanjolle?
- Nga Valencia janë Muchos, Gavidan, Silva dhe Aviol. Nga Osasuna janë tre lojtarë: Soldado, Raul Garsia dhe Flanja.
Albania-sport.com: Spanja ka qenë kampione e Europës vitet e fundit dy herë, a pretendoni sërish?
- Ka kaluar shumë kohë, së fundi këmi qenë në vitin 1998, ka qenë vite shumë të mira për ne. Por në kemi pretendime që dhe në finalet e Rumanisë.
- Kapiteni i Realit të Madridit dhe Kombëtares spanjolle Raul Gonzales ka qenë një nga zbulimet e tua, teksa e keni promovuar në ekipin e U-21. Tani ka arritur kuotën e 100 ndeshjeve
Saez: Raul është një lojtar që ka vendosur shumë rekorde në Spanjë dhe është një shembull për të gjithë, dhe tepër i njohur në të gjithë botën.
- A ka ndonjë lojtar në skuadrën tuaj aktuale që e vlerësoni si Raulin e ardhshëm?
Saez: Janë lojtarët e mi dhe të gjithë për mua janë njësoj, por më prototipi në skuadër është Silva, që ka thuajse të njëjtat cilësi, sidomos nuhatjen e golit.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›