Baric, tet-a-tet me trajnerin e Hamburgut, Tomas Doll per Berishen

Trajneri kroat 74-vjecar Oto Baric duket se ka rënë në "dashuri" atëherë dhe kur ai vetë nuk do ta kishte menduar kurrë. Dhe dashuria e i tij prej 36-vjetësh si trajner ka të bëjë vetëm me futbollin dhe futbollistët. Besart Berisha është ai që i ka marrë mendjen "plakushit" të kombëtares, teksa me CV-në e tij dhe klasin që po dëshmon te Hamburgu, ka detyruar Baric të kërkojë edhe një takim me trajnerin e Hamburgut, Tomas Doll, për të marrë në detaje konsideratën e tij rreth sulmuesit të ri, që pritet të jetë dhe e ardhmja e sulmit shqiptar. Berisha ka shprehur dëshirën që të luajë kundër Hollandës në Amsterdam Arena më 10 tetor.E ndoshta nga Baric do ta ketë këtë mundësi.