Valon Behrami, në fushë pas dy javësh

Kthimi i shuëmpritur i Valon Behramit mund të ndodhë pas dy javësh. Furtbollisti kosvar i Kombëtares zviceriane, që nuk ka luajtur qysh nga Kampionati Botëror, u aktivizua për disa minuta në miqësoren e fituar nga Lacio 11-0 me diletantët e Formia. Behrami, sipas Agjensisë Italiane të Lajmeve ANSA pati sërish probleme gjatë ndeshjes testuese. Ditën e premte ai do t'inënshtohet një ekzaminimi të ri për të nxjerrë edhe konkluzionet për shkakun e dhimbjeve. Behrami është operiar në muajin gusht. Lacio e pret me padurim kthimin e 21-vjecarit. Bardhekaltërit ndodhen për momentin në vendin e 10, ndërsa janë 11 pikë larg kundërshtarëve të tyre kryeqyetetas, Roma.