Pranga babe e bir, rrahen shefin e kuadrit
Mallakaster- Shefi i kuadrit ne Ndermarrjen e Perpunimit te Naftes ne Ballsh eshte rrahur diten e djeshme ne ambientet e punes. Policia ndaloi si te dyshuar dy persona, babe e bir, ndersa prokuroria nisi hetimet per fyerje e goditje per shkak te detyres. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 11:00 ne KPTHN-ne e Ballshit, kur Krenar dhe Myqerem Shehaj, 27 dhe 52 vjec, kane shkuar se bashku ne ambientet e ndermarrjes per te plotesuar disa dokumente pas largimit nga puna te Myqeremit. Aty ata kane takuar shefin e kesaj zyre, Pajtim J., 40 vjec, i cili u ka thene se nuk mund te plotesonte kerkesen e tyre, sepse ne regjister nuk figuronin te dhenat qe ata kerkonin. Pasi jane ndeshur ne kembenguljen e shefit te kuadrit, babe e bir kane nisur ta ofendojne zyrtarin. Sharjet e ndersjellta kane degjeneruar situaten deri ne perdorimin e forces. Zyrtari ka akuzuar te dyshuarit se e kane goditur me shkelma e grushte ne korridorin e ndermarrjes, ndersa depozitoi edhe nje denoncim ne komisariatin e policise Ballsh. Burime zyrtare te policise thane se Krenar dhe Myqerem Shehaj u ndaluan disa ore pas denoncimit, kurse hetimet po i kryen prokuroria.
Xh.B
Xh.B