E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça në sulm për Ëzil, pas refuzimit të Fabregas

Pas “jo”-së përfundimtare të Arsenalit për mesfushorin çesk Fabregas, drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të zbatojnë “planin B”. Sipas së përditshmes katalane, “Sport”, trajneri Pep Guardiola kërkon të paktën dy blerje të reja: një mesfushor qendre dhe një mesfushor të majtë. Emrat më të përfolur në ambientet e klubit katalan janë ai i turko-gjermanit të Verder Bremenit, Mesut ëzil dhe i lojtarëve të përfaqësueses spanjolle Huan Mata (Valencia) dhe Havi Martinez (Athletik Bilbao). Blerja e ëzil mund të realizohet, edhe sepse asnjë prej klubeve të mëdha të interesuara për lojtarin nuk ka nisur negociata konkrete me Verderin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›