Bajerni mposht 2-0 Shalken dhe merr Superkupën gjermane
Sezoni i Bajernit të Mynihut nis menjëherë me trofe. Skuadra e drejtuar nga Luis van Gal ka mposhtur me rezultatin 2-0 Shalken dhe është shpallur fituese e Superkupës së Gjermanisë. Për gjigantët bavarezë, ky është suksesi i katërt në këtë aktivitet. Me triumfin e djeshëm, Bajerni barazon Verder Bremenin dhe Borusian e Dortmundit në klasifikimin historik të fitueseve të Superkupës gjermane, një trofe që nuk luhej prej 14 vitesh. Ndeshja e luajtur gjatë pasdites së djeshme në Augsburg u vendos nga golat e Tomas Myler në minutën e 75 dhe Miroslav Klose, që mbylli virtualisht takimin në të 81-n.
#