E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Arfa dhe Eder, alternativa të Dinjos

Milan

Dyshimet që Ronaldinjo ka rreth së ardhmes kanë bërë që Milani të alarmohet. Sipas mediave italiane, pavarësisht fjalëve qetësuese të menaxherit të brazilianit, por edhe deklaratës zyrtare të klubit, ku theksohej se fantazisti është i pashitshëm, drejtuesit kuqezinj kanë filluar të shqyrtojnë alternativat për zëvendësuesin. Në rend të ditës janë kthyer kandidaturat e francezit të Olimpik Marsejës, Hatem Ben Arfa, dhe të brazilianit të Empolit, Eder. Emri i meksikanit, Xhovani dos Santos, është alternativë e tretë. Ndërkohë, trajneri i Palmeirasit, Luis Felipe Skolari, i ka bërë thirrje Ronaldinjos t’i bashkohet skuadrës së tij. Ai tha: “Dinjo është një lojtar i madh, të cilin e admiroj dhe do të ishte i mirëpritur. Megjithatë, nuk e di nëse ekziston mundësia që ai të luajë te Palmeirasi”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›