E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkato e dimrit, sulmuesi Sebino Plaku kalon në rradhët e Tiranës

Tirana ka bere goditjen e pare ne merkaton e janarit, duke blere nga Dinamo sulmuesin Sebino Plaku. Futbollisti 24-vjecar do te nenshkruaje me 24 here kampionet e Shqiperise nje kontrate 2-vjecare dhe pritet te debutoje me fanellen bardheblu duke filluar qe nga ndeshja e ardhshme e Superliges.

Ish-futbolliti i Partizanit, Apolonisë dhe Dinamos ne Shqiperi, por edhe
i skuadres norvegjeze te Ham Kam ka pranuar oferten e Tiranes, pasi te
blute e kryeqytetit nuk po gjente hapesira ne formacion gjate ketij
sezoni. Kjo ka bere qe ai te transferohet te kampionet ne fuqi, te cilet
kane paguar 30 mije euro per te patur sherbimin  e sulmuesit. Kjo eshte
levizja e pare e Tiranes ne merkaton dimerore, nderkohe qe priten te
tjera transferime si ne ardhje ashtu edhe ne largime.

Nderkohe, edhe
Besa ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit shkodran Vioresin Sinani, i cili
eshte larguar nga Vllaznia per te vazhduar aventuren e tij ne
kampionatin shqiptar me skuadren e drejtuar nga Shpetim Duro.

Sinani, i
cili eshte nje nga njohesit me te mire te portave shqiptare shihet nga
drejtuesit e skuadres kavajase si lojtari qe do te beje diferencen ne
repartin ofensiv, i cili gjate ketij sezoni duket se ka qene pika e
dobet e Beses. Edhe Sinani do te jete i gatshem per teknikun Duro, duke
filluar nga ndeshja e ardhshme e Superliges, e cila do te kthehet ne
fushat e lojes me 23 janar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›