E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Korrekt menaxhimi i kaskadës së Drinit. Akuzat e Ramës, obsesion personal

Obsesion personal ndaj Dritan Priftit, i ka quajtur kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzat e Edi Ramës për ministrin e Energjitikës. Per Ilir Metën, ministri i partisë së tij, ka menaxhuar në mënyrë korrekte kaskadën e Drinit dhe nuk mund të quhet përgjegjës për përmbytjen në Shkodër sic pretendon lideri i selisë rozë.

“Absolutisht që kjo është një fatkeqësi natyrore, çdo përpjekje për të
instrumentalizuar një fatkeqësi të tillë për qëllim politike,
absolutisht që shton keqardhjen kur është koha që të gjithë të japin
kontributin e tyre për të menaxhuar këtë situatë sa më mirë” tha Meta.

Sipas Metës, ishte moti ai që solli përmbytjen në Shkodër, një fatkeqësi
tërësisht natyrore. “Edhe sikur të mos ishte fare në qeveri z. Prifti,
ata prapë do kërkonin largimin e z. Prifti. Ai ka obsesion personal,
janë arsyet e tyre, por në politikë nuk ecet me opsesione personale” tha
Meta
Në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Meta konfirmoi dhe një herë se
liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda këtij viti.

Ndërkohë që pohoi se përmbytja dhe përqëndrimi i ministrave në Shkodër
nuk ka bllokuar aspak punën për pyetësorin.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›