Calik sjell teknologjitë më të fundit në Shqipëri
Futja e teknologjive të fundit është ambicja e madhe që Calik Grup me investimet e tij Albtelekom, Eagle Mobil dhe BKT ka për Shqipërinë. Orhan Xhoshkun president i Calik Grup për evropën Juglindore thotë se me këto investime bëhet e mundur rritja e standarteve të jetesës dhe lehtësimi i aktivitetit të përditshëm. Ai kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për realizimin e investimeve që shpesh ndeshin problemet e pronësisë.
“Kemi nisur shtrirjen e fibrave optike gjithandej. Në këtë pikë do
shprehja një kërkesë për të gjithë. Kjo infrastrukturë po ndërtohet për
të dhënë shërbime që do të lehtësojnë jetën e të gjithëve, do të rrisë
standardet e jetesës. Këtu meqë ekzistojnë probleme me pronësinë e tokës
hasim reagime nga njerëzit. Por dëshiroj që ata të dinë se ne këtë po e
bëjmë që t’u sjellim atyre shërbimet më cilësore me çmimet më të
përshtatshme. Në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e qytetarëve” tha
Xhoshkun.
Sipas zotit Xhoshkun fryti i investimeve prej 100 milion dollarë të bëra
në vitin 2009 do të shikohet shumë shpejt. “Në vitin 2010 do të shihni
risi të tjera dhe shërbime të reja në fushat ku ne ofrojmë shërbime. Do
të hedhim hapa të mëtejshëm në cilësinë që ofrojmë. Fryti i investimeve
prej afro 100 milion dollarësh në vitin 2009, do të fillojnë të shihet
edhe pergjatë 2010-ës” tha Xhoshkun.
Grupi ‘Calik’ ka investime të suskeshme në sistemin bankar, teknologji
informacioni, kërkime minerare e energjetikë. Grupi është i angazhuar
për zgjerimin e investimeve në të gjithë vendet e rajonit.
Adi Darsi