Siguria e Kosoves Thaci kerkon gadishmeri dhe koordinim

Të gjitha agjencitë dhe institucionet shtetërore të sigurisë duhet të qëndrojnë në gadishmëri dhe të ndërhyjnë me të gjitha mjetet në rast se do të cënohet sovraniteti shtetëror dhe rendi në Kosovë.
Ky ka qenë qëndrimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës i cili mbajti një mbledhje urgjente të thirrur nga Kryeministri Hashim Thaçi, ku u diskutua për situatën politike dhe atë të sigurisë në vend.
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Këshilli i vlerësoi plotësisht legjitime dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe veprimet e fundit për vendosjen e ligjshmërisë në veri.
Në të njëjtën kohë, u kërkua nga të gjitha agjencitë e sigurisë që të koordinojnë punën me njëra tjetrën dhe me faktorin ndërkombëtar, për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera, Këshilli kërkoi nga agjencitë shtetërore të sigurisë të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat ndërkombëtarë për të zhbllokuar rrugët dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për qytetarët dhe mallrat.
Bul Salihu