Kushtetuta nuk ndryshon Berisha Rama e ka presidentin

Kryeministri Sali Berisha i ka thënë ‘JO’ ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Shefi i qeverisë theksoi se pas pretendimeve të Partisë Socialiste synohet që opozita të marrë në dorë kartën me emrin e Presidentit të Republikës. Për këtë, kryeministri u tregua i qartë duke dhënë edhe argumentin e tij.
“Të kërkosh ndryshime kushtetuese sepse do ta fusësh presidentin gjysmë në xhep, ndërkohë që e ke në xhep plotësisht dhe nuk të dha asgjë, më thoni ju lutem, sa racionale është kjo? Presidenti i Republikës do të zgjidhet tërësisht në përputhje me Kushtetutën. Z. Rama e pati Presidentin. Presidenti votoi për të, kjo u faktua me votë. Unë dua të theksoj këtu se janë jo të paktë ata që më thonë, a ndiheni i tradhtuar nga ky veprim. Absolutisht, nuk ndihem aspak i tradhtuar. Këta që pendohen bëjnë mirë që pendohen, por kur të takon shumë herë të pendohesh, kthehesh në pendesë”-tha kryeministri.
Pas Këshillit Kombëtar, kryeministri paralajmëroi edhe zgjedhje të reja për sekretariatin e PD-së. Lidhur me rezultatin për kryesinë e re të demokratëve, Berisha thotë se më i votuari i kryesisë së re është i proukupuar tashmë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por shton se ai i ka të hapura të gjitha opsionet.
“Preokupimi më kryesor i kryetarit të Bashkisë janë qytetarët e Tiranës. Më thonë se ai dhe drekën e ha në zyrën e tij, pasi dëshiron që t’i përkushtohet tërësisht Tiranës. Por ai i ka të hapura të gjitha opsionet”-theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë komentoi gjithashtu edhe iniciativën e shtabit të juristëve dhe ish-presidentëve për ndryshimet kushtetuese duke u përcjellë atyre një mesazh që të merren me statutin e PS dhe jo me Kushtetutën.
Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 korrik 2011 )