E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato, miliarda në qarkullim Tevez e Higuain më të lakmuarit

Karlos Tevez, Gonzalo Higuain, Rikardo Kaka dhe Luka Modriç. Janë pikërisht këta futbollistë që kanë ndezur që tani merkaton e janarit. Sulmuesi argjentinas pret vetëm zyrtarizimin për tranferimin e tij te Milani, pasi sipas mediave italiane dhe atyre angleze ai do të udhëtojë me skuadrën kuqezi drejt Dubait për fazën përgatitore dimërore.

Klubi i Milanit i ka dhënë fund tratativave të gjata, duke pranuar kërkesën e Mançester Sitit për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit në fund të këtij sezoni, pavarësisht formës që do të tregojë futbollisti gjatë periudhës së huazimit që do t'i kushtojë klubit italian 3 milionë euro. Bindshëm në merkato pritet të ndërhyjnë Çelsi dhe Mançester Junajtud. Me Fernando Torres në ikje, blutë e Londrës kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Realit, Gonzalo Higuain, i cili në ndeshjet e fundit nuk ka qenë zgjedhje e parë e trajnerit Zhoze Murinjos. Nuk mbetet pas, Manchester Junajtid, që kërkon kroatin Luca Modriç. Ky i fundit shihet nga Aleks Ferguson si pjesa e "puzzle" që i mundon skuadrës së tij, ndërsa është gati t'i ofrojë Totenhemit 30 milionë euro. Nuk heq dorë nga Rikardo Kaka, Paris SG që tani ka vënë në jëtë objektivin për të marrë shërbimet e futbollistit brazilian, duke i ofruar Realit të Madridit 32 milionë euro.

Çmendet Abramoviç, 150 mln stërlina për Çelsin

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, dëshiron të harxhojë plot 150 milionë stërlina në transferime të reja gjatë vitit 2012. “The Sun” shkruan se ai është i paduruar që të ngushtojë diferencën me dy klubet nga Mançesteri. Objektivat kryesorë të bluve janë sulmuesi Edinson Kavani, i cili vlerësohet rreth 50 milionë stërlina, dhe bashkëlojtari i tij te Napoli, mesfushori Marek Hamshik, i cili vlerësohet 30 milionë stërlina. Çelsi po ashtu raportohet se është i interesuar për anësorin e Juventusit, Milosh Krasiç, për të cilin interesim ka shprehur edhe Mançester Junajtid. Megjithatë transferimi i parë i vitit për blutë mendohet të jetë Geri Kahill, i cili pritet të largohet nga Boltoni për 7 milionë stërlina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›