E Diel, 1 Nëntor 2026

Hanoveri, 1.5 milionë euro për Januzin

Duket se Hanoveri i Altin Lalës e ka ndarë mendjen. Ahmend Januzi do të vishet me të kuqërremtën e gjermanëve që në janar dhe kjo pasi drejtuesit e Hanoverit do të derdhin në arkën e Vorksla Poltavës 1.5 milionë euro për sulmuesin e kombëtares shqiptare. 23-vjeçari që ka shënuar 9 gola në kampionat për Vorsklan dhe 2 në Europa League, u ka lënë shije shumë të mirë krerëve më të lartë të skuadrës gjermane, që e kanë parë në përballjet direkte të fazës në grupe të kompeticionit. Padyshim që edhe Altin Lala ka thënë fjalën e tij në lidhje me këtë transferim. Kështu, pas largimit të Debatik Currit, do të tkurret edhe më kolonia shqiptare te Vorskla, ku do të mbetet i vetëm Armend Dallku, që i ka deklaruar besnikëri skuadrës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›