Gold Cup Meksika fiton trofeun

Meksika ka triumfuar në Gold Cup, duke ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit të Amerikës Veriore dhe Qëndrore. Përfaqëesja meksikane ka hedhur pas krahëve skandalin e dopingut, duke mundur në finale 4-2 vendasit e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Përpara 93 mijë tifozëve vendasit do të kalonin shumë shpjet me Michael Bradley, i cili do të dërgonte topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë në minutën e 9-të.
Shpresat e amerikanëve për të fituar trofeun do të bëheshin më të mëdha më golin e dytë të kapitenit Landon Donovan në minutën e 22-të. Megjithë epërsinë e dyfishtë, vendasit nuk do ruanin rezultatin. Barrera do të ngushotnte shumë shpejt diferencën, përpara se Guardado të barazonte shifrat në 2-2-. Me këtë rezultat do të mbyllej fraksioni i parë i takimit, ndërkohë që me rikthimin në fushë, Meksika do të përmbyste gjithcka me dy gola të tjerë. Barrera do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.
Përpjekjet e amrikanëve për të barazuar do të dështonin, ndërsa shpresat e tyre për trofeun do të shuheshin në minutën e 76-të. Giovani Dos Santos do të dërgonte topin në rrjetë për herë të katërt, duke vulosur përfundimisht suksesin e Meksikës. Ky është titulli i gjashtë për skuadrën meksikane në Gold Cup, kompeticion ky që ka nisur në vitin 1991.
Nertan Prifti