E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Milani shkeputet Melo tradhton Zonjen e Vjeter

Fitore te rendesishme arriti Roma ne Olimpico. Zona Champions Palermo mund Sampdorian 3-0

Skuadra e Milanit kur duhen edhe 90 minuta nga perfundimi i fazes se pare te Serise A u shpall dje kampione e dimrit. Merita duhet thene se nuk ishte e tera e skuadres kuqezi fitoi dje ne Sardenje fale golit te Straserit pasi nje dore te mire ia dha edhe rivali me i afert. Ishte pikerisht skuadra e Lacios qe ia beri kete dhurate ekipit te Alegrit duke qene se nuk mundi te merrte me shume se nje pike ne Xhenova. Keshtu kuqezinjte u larguan plot pese pike nga vendi i dyte. Per sa u perket takimeve te tjera spikat humbja e thelle qe pesoi ne shtepi Juventusi. Ekipi i Del Nerit qe kishte shprese per titull u poshterua ne Torino nga skuadra e Parmes me rezultatin e thelle 4-1.

Zonja tradhtohet nga Melo dhe keqtrajtohet nga ishet

Juventusi e nisi ne menyren me te keqe vitin 2011. Ne ndeshjen hapese te javes se 18-te bardhezinjte u munden ne shtepi me rezultatin e thelle 4-1 nga Parma. Sfida ne Olimpico te Torinos fillon menjehere mbrapsht per ekipin e Del Nerit vetem tri minuta nga fishkellima e pare e gjyqtarit Kualjarela le fushen pas nje demtimi te rende ne gju. Sipas mediave italiane vleresimet e para flasin per te pakten dy muaj stop. Vendin e sulmuesit italian e mori Amauri nderkohe qe ne te 17-n Felipe Melo cmendet dhe le Zonjen me nje lojtar me pak ne fushen e lojes. Mesfushori brazilian u ndeshkua direkt me karton te kuq pas nje goditjeje ne fytyre ndaj Pacit. Kater minuta nga fundi i pjeses se pare ishi Xhovinko kaloi miqte ne epersi. Vetem tri minuta nga fillimi i gjysmes se dyte te lojes serish i riu italian dyfishon avantazhin e Parmes nderkohe qe Juventusi gjen golin me Legrotajlen ne te 60-n. Dy minuta pas golit te bardhezinjve Krespo u tregua i sakte nga pika e penalltise dhe thellon diferencen. Ne fund ka vend edhe per golin e nje tjeter ishi Paladino i cili vulosi rezultatin perfundimtar 4-1.

Milani shkeputet

Goli i pare dhe i vetem i Milanit ne Sardenje i shenuar nga i riu Straser vlen shume. Skuadra e Alegrit pervecse mori piket e plota ne nje fushe shume te veshtire sic eshte SantElia arriti qe edhe te shkeputet plot pese pike nga vendi i dyte qe mbahet nga Lacio. Ekipi nga Milano qe udhetoi drejt jugut pa titullare si Zambrota Nesta Pirlo Boateng Flamini dhe Ibrahimovic u rrezikua shume nga Kaljari qe beri nje loje shume te mire edhe pse nuk arriti te merrte asnje pike. Alegri qe nga minuta e pare rreshtoi te riun Aleksander Merkel ne rolin e trekuartistit nderkohe qe ne mesfushe terhoqi Zidorfin. Per sa i perket takimit ishte pikerisht Kaljari skuadra qe rrezikoi e para teksa me ane te Kanianit goditi shtyllen nderkohe qe edhe Nene gaboi nje rast te paster shenimi. Kete te fundit e kopjoi edhe Robinjo nga ana tjeter teksa i vetem perballe portierit sard nuk mundi te shenonte. Nderkaq ne fund te takimit kur kronometri regjistroi minuten e 85-te ishte 20-vjecari nga Sierra Leone Straser qe mori nje asist nga Kasano ai qe i dha tri piket Milanit.

Roma fitoi me cilesi dhe fat

Fitore e vuajtur edhe per Romen 4-2 perballe Katanias ne Olimpico. Avantazhit te shpejte te nenkampioneve Borielo 5 sicilianet iu pergjigjen dy here me Silvestren 29 dhe Maksi Lopezin 38. Serish Borielo baraspeshoi shifrat dy minuta nga fillimi i gjysmes se dyte te lojes nderkohe qe ne pese minutat e fundit Roma realizon edhe dy here te tjera me malazezin Mirko Vucinic.

Te tjerat

Konfirmoi formen e mire edhe Palermo qe siguroi nje fitore te lehte 3-0 ne shtepi perballe Sampdorias. Mikoli 37 Miljacio 50 dhe Makarone 79 ishin protagonistet e fitores se skuadres siciliane e cila mban vendin e gjashte me 30 pike pas 18 ndeshjesh. Nderkohe qe Lacio e vendit te dyte u ndal ne barazim pa gola ne fushen e Xhenovas dhe tashme rrezikon te kalohet ne renditje nga Napoli. Ne perballjet e tjera Udineze fitoi 2-0 ne shtepi perballe Kievos Bari fitoi 1-0 ne fushen e Leces Cezena 1-2 ne Breshia ndersa Bolonja dhe Fiorentina ndane nga nje pike pas barazimit 1-1 ne DallAra.

Interi dhe Milani i shkruajne bashkise Duam te drejtojme Mezza-n

Stadiumi i Milanos Meazza me shume mundesi do te jete blerja e fundit e dy ekipeve qe luajne ne te. Behet fjale per Milanin dhe Interin qe dje nepermjet nje letre te firmosur prej dy administratoreve te ketyre dy klubeve respektivisht Galiani dhe Paolilo i kane kerkuar zyrtarisht Bashkise se Milanos autonomi te plote per sa i perket administrimit te hapesirave te ketij impianti. Agjencia Radiocor beri me dije se ne kete leter dy shoqerite ne fjale i kane kerkuar bashkise qe te bejne disa nderhyrje ne kete impiant me qellim qe ta bejne ate sa me funksional e sa me bashkekohor pra te hapin qendra tregtare etj.. Keto dy skuadra ne raportin prej shtate faqesh qe i kane derguar Bashkise se Milanos kane dhene edhe arsyet qe i kane shtyre te bejne nje kerkese te tille. Milani dhe Interi duke qene se sapo kane rinovuar kontraten e qirase per kete stadium per 6 vitet e ardhshme komuna do te marre 50 milione euro i kane kerkuar ketij institucioni qe ti lere dore te lire qe ambientet e stadiumit te perdoren jo vetem gjate takimeve. Gjithsesi qe tani duket se pala tjeter nuk e ka mirepritur kerkesen e dy klubeve duke qene se nuk mund te pranoje nje klauzole ku thuhet se dy shoqerite kerkojne te nderhyjne ne stadium pa marre miratimin e bashkise.

Seria A java e 18-te

Rezultatet

Juventus ndash Parma 1 - 4

Roma ndash Katania 4 - 2

Bolonja ndash Fiorentina 1 - 1

Breshia ndash Cezena 1 - 2

Kaljari ndash Milan 0 - 1

Xhenoa ndash Lacio 0 - 0

Lece ndash Bari 0 - 1

Palermo ndash Sampdoria 3 - 0

Udineze ndash Kievo 2 - 0

Inter ndash Napoli 2045

Renditja Pike Nd.

1 Milan 39 18

2 Lacio 34 18

3 Napoli 33 17

4 Roma 32 18

5 Juventus 31 18

6 Palermo 30 18

7 Udineze 26 18

8 Inter 23 15

9 Sampdoria 23 17

10 Xhenoa 22 17

11 Parma 22 18

12 Kievo 21 18

13 Katania 21 18

14 Bolonja 21 18

15 Kaljari 20 18

16 Fiorentina 20 17

17 Cezena 18 17

18 Breshia 15 18

19 Lece 15 18

20 Bari 14 18

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›