E Shtunë, 31 Tetor 2026

Impiantet BE refuzon ftesen e Iranit

Bashkimi Evropian po planifikon ta refuzojë ftesën e Iranit për dërgimin e një ambasadori për të inspektuar impiantet bërthamore iraniane.

Shefja e politikës së jashtme të BE, baronesha Catherine Ashton ka deklaruar se kontrolli i impianteve është një detyrë që i takon vetëm Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të hapë dyert e impianteve për të dërguar nga shtete të ndryshme, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën, por jo nga SHBA.

Shumë vende perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të ndërtojë bombën bërthamore, por Republika Islamike deklaron se programi atomik ka vetëm qëllime paqësore.

“Ajo që dua të them është se roli i inspektimeve i takon ANEA-së dhe shpresoj se Irani do t’i mundësojë asaj kryerjen e plotë të detyrës”, ka deklaruar Ashton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›