Merkel: BE duhet të fillojë negociatat me Maqedoninë
Merkel theksoi se çështjeve të rëndësishme u duhet kushtuar një vëmendje e veçantë, përfshirë edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.“Këshilli Evropian paralajmëroi se vitin e ardhshëm në rend të ditës do të vendoset çështja e negociatave aderuese me Maqedoninë. Çështja se cilat vende duhet t’i bashkëngjiten BE-së prek të gjithë qytetaret, prandaj dhe duhet të diskutohet në ambientet tona”, ka pohuar Merkel. Të njëjtat vlerësime kancelarja ka dhënë edhe për Islandën, e cila pretendon të anëtarësohet në BE pas përfshirjes së vendit nga kriza e rëndë ekonomike.