E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot nis Euro 2012, ja faktet më interesante

Polonia dhe Greqia do të jenë dy ekipet të cilat do të hapin kampionatin evropian të futbollit Euro 2012. 16 ekipe do të luftojnë për të fituar trofeun më prestigjioz të futbollit për kontinentin evropian në 23 ditë që do të zhvillohet ky kompeteticion.

  • Më parë ky kompeteticion njihet si Kupa e Kombëtareve Evropiane UEFA në dy finalet e para 1960 dhe 1964 ndërsa u ndryshua në vitin 1968.
  • Gjermania është ekipi që ka luajtur më shumë ndeshje (38), më pas vjen Holanda (32) dhe Spanja (30).

    Platini (Euro 2004)

  • Mishel Paltini është golashënuesi më i mirë me 9 gola. Gjithashtu ai është golashënuesi më i mirë edhe gjatë një kampionati evropian me po 9 gola, të shënuara në vitin 1984, ku Franca priti dhe fitoi titullin.
  • Platini gjithashtu është lojtari i cili ka shënuar dy herë hat-tricks (tre gola në një ndeshje).

    Vila (Euro 2008)

  • David Vila në Euro 2008 u bë lojtari i shtatë në histori i cili shënon tregolësh pas Patrik Klaivert, Serxho Konsesao, Mark van Baste, Mishel Platini, Klaus Afofs dhe Dietar Muller.
  • Greqia është i vetmi ekip që ka fituar titullin me një trajner të huaj.
  • Portugalia është i vetmi ekip që humbet një finale në shtëpinë e saj. Ata u mundën nga Greqia në vitin 2004 nga Greqia.
  • Prezenca më e madhe e tifozëve në histori është shënuar në ndeshjen mes Anglisë dhe Skocisë në Hampden Park në vitin 1968. Afërsisht, të dy ndeshjet u ndoqën nga 130 mijë spektatorë.
  • Polonia sipas renditjes botërore të FIFA-s është ekipi më i dobët që merr pjesë në finalet e 2012. Ajo renditet në vendin e 65.
  • Ukraina është i vetmi ekip që merr pjesë për herë të parë në kampionatin evropian dhe kjo falë zhvillimit në këtë vend të kompeteticionit
  • Deri tani vetëm gjashtë lojtar kanë marrë pjesë në katër kampionate. Lothar Mateues (Gjemani) 1980, 1984, 1988 dhe 2000. Peter Schmeichel (Danimarkë): 1988,1992, 1996 dhe 2000. Aron Uinter (Holandë): 1988, 1992, 1996 dhe 2000. Alesandro Del Piero (Itali): 1996, 2000, 2004 dhe 2008. Edvin Van Der Sar (Holandë): 1996, 2000, 2004 dhe 2008. Lilian Thuram (Francë): 1996, 2000, 2004 dhe 2008.
  • Deri tani vetëm Belgjika (1972), Austria dhe Zvicra )2008) janë të vetmet shtet ku është zhvilluar kampionate evropiane dhe nuk kanë mundur të shkojnë as në gjysmë-finale.
  • Iker Kasilias është lojtari që ka mban për më shumë ndeshje shiritin e kapitetin, plot 129 herë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›