E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunimi, Totozani marrëveshje me Bregun

Ata ranë dakord për përfshirjen e Institucionit të Avokatit të Popullit nëpërmjet dhënies së informacioneve, mendimeve dhe vlerësimeve, për materialet që koordinohen nga Ministria e Integrimit në kuadër të procesit të integrimit në BE. 

Gjithashtu, u ra dakord për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Institucionit të Avokatit të Popullit në të gjitha takimet që organizohen dhe koordinohen nga MIE.

“Përfshirja e Institucionit të Avokatit të Popullit në Komitetin Ndërministror të Integrimit, me statusin e të “Ftuarit”. Trajtimi i minoritetit rom, çështje e rëndësishme e parashikuar në Rekomandimin 11 të BE, masat që duhet të ndërmarrë Qeveria për zbatimin e Planit të Veprimit për Dekadën e Romëve, strehimi i romëve që u sistemuan për një periudhe 10 ditore në ambientet e Avokatit të Popullit”, janë disa nga pikat e tjera të bashkëpunimit.

Bashkëpunim do të zhvillohet edhe për të drejtat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, çështje të rëndësishme të parashikuara në Rekomandimin 11 të BE. /Start/

                                                                                             2012-03-26 11:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›