E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj kërkon mbështetjen gjermane

Enver Hoxhaj dhe Gernot Erler / Foto Express

Kosova pret ndihmën e Gjermanisë në proceset integruese. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në një takim nënkryetarin e grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Gjermani, Partisë Social Demokrate (SPD), Gernot Erler.

Pas takimit, ministri Hoxhaj ka thënë se Erler është një mik dhe mbështetës shumë i madh i Ballkanit dhe i Kosovës, i cili në vazhdimësi e ka mbështetur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe në Kosovë.

Në anën tjetër, nënkryetar i grupit parlamentar të SPD-së në Bundestagun gjerman, Gernot Erler, tha se Gjermania do të mbështesë Kosovën jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave, por edhe në shumë aspekte të tjera. / Gazeta Express

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›