E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Mekataret e borxheve te paditen

Nëse një vend në eurozonë nuk u përmbahet kritereve të stabilitetit në rast nevoje, ai duhet të paditet në Gjykatën e Lartë Evropiane, kështu është shprehur Merkel në emisionin televiziv të kanalit të parë gjerman ARD - "Günther Jauch". Nuk ka asnjë instancë në Evropë, e cila mund të ndërhyjë, në rast se një vend nuk u përmbahet rregullave të përgjithshme.

Për këtë Merkel ka kërkuar që të ketë ndryshime të marrëveshjes, në mënyrë që të paktën një vend të mund të paditet në Gjykatën e Lartë Evropiane, në mënyrë që të detyrohet të heqë dorë nga një pjesë e aftësive, apo sovranitet të vet, në mënyrë që një institucion evropian të mund të thotë: kush nuk u përmbahet kontratave ai duhet të detyrohet ta bëjë atë."Kancelarja ka nënvizuar faktin se i ashtuquajturi frenim i borxheve si në Gjermani duhet të hyjë në fuqi në mbarë eurozonën. Nga ana tjetër ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schäuble paralajmëroi se ombrella e re e shpëtimit të euros "mekanizmi evropian i stabilitetit", mund të hyjë në fuqi qysh në vitin e ardhshëm e jo siç është planifikuar fillimisht në vitin 2013. Schäuble, është shprehur në Uashington se ai në parim është i hapur për idenë që ombrella të hyjë në fuqi në vitin 2012. Megjithatë duhet të pritet të shihet se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes mekanizmit europian të stabilitetit në shtetet anëtare të BE-së.

"Ju mund të supozoni se guvernatorët përgjegjës të bankave qendrore dhe ministrat e Financave janë shumë të vetëdijshëm se çdo vendim i mundshëm ka pasoja të cilat duhet të merren qysh përpara në konsideratë. Dhe sapo ne të kemi këtë mekanizëm nëse ai do të hyjë në fuqi, atëherë ne nuk kemi asgjë kundër."

"Mekanizmi evropian i stabilitetit" është një marrëveshje e nënshkruar nga ministrat e Financave të 17 vendeve të euros për krijimin e një fondi afatgjatë krize për shtetet e rrezikuara të eurozonës. Fondi do të ketë një volum prej 700 miliardë eurosh, nga të cilat 80 miliardë do të jenë para cash. Ai duhet të mbrojë vendet e zhytura thellë në borxhe nga falimentimi shtetëror. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet të ratifikohet më parë në 17 vendet e eurozonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›