Vuante nga diabeti, ndërron jetë aktori i njohur Vasillaq Vangjeli
TIRANE- Aktori i njohur i humorit Vasillaq Vangjeli ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare mbrëmë në spitalin Ushtarak pasi vuante nga sëmundja e diabetit.
Ka 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës.
Kush nuk do e kujtonte lojën brilante të artistit në komedinë 'Zonja nga Qytetit'. ku mbeti në kujtesën e brezave si Koci.
Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues.
Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit.
Aktori Vangjeli do te mbahet mend ne rolet e tij si dhëndri Koçi tek “Zonja nga qyteti”, xhaxhi Vaso tek ‘Shoku ynë Tili’, apo tek shumë filma të tjerë ‘Dashi pa brirë’, ‘Gjuetia e fundit’, etj.
(e.m/GSH/BalkanWeb)