Merkel: Nëse humb Euro, humb Evropa
Falimentimi i euros do të sjell pa diskutim falimentimin e Evropës, këtë deklaratë të frikshme për bursat Evropiane e bëri Kancelarja gjermane Angjela Merkel, një ditë pas humbjes elektorale të partisë së saj. Merkel gjatë konferencës për shtyp këshilloi dhe kundërshtarët e saj që të mendohen mirë në lidhje me deklaratat që do të bëjnë për gjendjen ekonomike, në mënyrë që të mos fusin në panik bursat e Eurozonës.
Merkel është shfaqur optimiste për sa i përket votimit të programit Për shpëtimin e Vendeve të Evropës në krizë në Parlamentin gjerman. Votimi do të bëhet më 29 shtator dhe Merkel, pretendon që të ketë mazhorancën në iniciativën e saj të konsultuar tashmë me Presidentin e Francës Nikolas Srakozi.