E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Jahjaga, takim me Klintonin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që sot të takohen në Neë York me sekretaren e jashtme të SHBA-ve, Hilari Klinton.

Sipas gazetës Express, Thaçi dhe Jahjaga pritet që të diskutojnë gjendjen aktuale në veri të Kosovës, por edhe për probleme politike dhe aktuale në vend.

Takimi i Thaçit dhe Jahjagës me zonjën Klinton është në vazhdën e takimeve që kryeministri dhe presidentja janë duke  zhvilluar në sesionin e përvitshëm në asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›