Merkel: Sa të jem unë gjallë, ska eurobono
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur poshte mundesine për të ndare së bashku borxhin, në mënyrë që të zgjidhet kriza e vazhdueshme në eurozonë.
Para samitit të Bashkimit Evropian, që mbahet në këtë javë, Merkeli po i nënshtrohet presionit në rritje për të zbutur rezistencën e Gjermanisë për lëshimin e të ashtuquajturave eurobono, të cilat do të ndanin përgjegjësinë e borxhit midis 17 vendeve të eurozonës.
Merkel i tha parlamentit gjerman, se prezantimi i eurobonove tashme do të ishte “ekonomikisht i gabuar dhe kundërproduktiv.
Të martën, ajo i tha një grupi të parlamentarëve se nuk do të ketë eurobono, për sa kohë që unë të jem gjallë.
Italia, Spanja dhe Franca janë në favor të eurobonove, të cilat mund të ulin koston e huamarrjes për anëtarët me telashe të eurozonës.