PS: Kriza zgjidhet, por vetëm përmes Presidentit
TIRANë- Partia Socialiste kërkoi sot që, kriza politike në vend të zgjidhet vetëm përmes negociatave në prani të Presidentit. Në një konferencë për shtyp, Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Arta Dade, u shpreh se, "PS është e vendosur që kjo krizë të zgjidhet vetëm përmes negociatash në prani të Presidentit të Republikës, që do të rezultojnë në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me objekt hetimor të pakufizuar të proçesit elektoral të 28 qershorit". Dade shtoi më tej se, "për opozitën, kutitë janë themeli i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit". Pak më parë Presidenti i Republikës, Bamir Topi përmes një njoftimi për shtyp u shpreh se,"mirëpret gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama". (d.b/BalkanWeb)