Merkel: Të nisin negociatat aderuese me Maqedoninë
Berlin - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi para Bundestagut se vitin e ardhshëm duhet të nisin negociatat aderuese për Maqedoninë.
Merkel theksoi se çështjeve të rëndësishme u duhet kushtuar një vëmendje e veçantë, përfshirë edhe zgjerimin e Bashkimit Europian.
"Këshilli Europian paralajmëroi se vitin e ardhshëm në rend të ditës do të vendoset çështja e negociatave aderuese me Maqedoninë. Çështja se cilat vende duhet t‘i bashkëngjiten BE-së, prek të gjithë qytetarët, prandaj dhe duhet të diskutohet në ambientet tona", ka pohuar Merkel.
Të njëjtat vlerësime kancelarja ka dhënë edhe për Islandën, e cila pretendon të anëtarësohet në BE pas përfshirjes së vendit nga kriza e rëndë ekonomike.