Merkel Te vendosur per zgjidhjen e problemeve te euros
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Evropa ka nevojë për “struktura politike”, për ta bërë monedhën e përbashkët, Euro, të funksionojë si duhet.
Duke folur në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës, Merkel tha se dobësitë “janë krijuar gjatë viteve” dhe se ato nuk mund të kapërcehen menjëherë, “megjithatë, ne jemi të vendosur për ta bërë një gjë të tillë”, tha Merkel duke mos dhënë detaje.
Ajo ka hedhur poshtë thirrjet për një rritje më të madhe në fondin e BE-së për shpëtimin e Eurozonës.
Kriza në Eurozonë dhe efektet e saj në ekonominë botërore janë kryesisht në qendër të bisedimeve të 2600 politikanëve dhe biznesmenëve nga e gjithë bota. Ky samit i përvitshëm është quajtur këtë radhë “transformimi i madh; zhvillimi i medeleve të reja ekonomike. Presidenti i Forumit Klaus Schëab, është shprehur se kapitalizmi në formën e tij aktual nuk është më i përshkueshëm. Përfaqësues të lartë të bizneseve shprehen të shqetësuar se dobësimi i Eurozonës po cënon edhe ekonominë globale. SHBA thonë ata kanë shfaqur disa sinjale pozitive, ndërsa shpresojnë që një gjë e tillë të ndodhë edhe në zonën euro. Për investitorët e mëdhenj ari mbetet si streha më e mirë në këto momente të vështira. Samiti është hapur në një ambient në të cilin ka shpresa se Eurozona po i largohet rrezikut të katastrofës, megjithatë drejtuesit botërorë të biznesit thonë se problemet e Europës po frenojnë rritjen e ekonomisë globale. Sipas vlerësimeve, strategjia e rritjes ekonomike është përbërësi që mungon në koktejlin e politikave, që kanë përzier udhëheqësit europianë për të parandaluar shpërbërjen e bllokut të përbashkët.
Në edicionin e 42 të Forumit marrin pjesë krerë të shteteve dhe qeverive por pjesa më e madhe vjen nga bota e biznesit. Ndërkohë që pjesë e këtij Forumi të rëndësishëm ekonomik janë edhe kreu i BQE-së Mario Draghi, shefja e FMN-së kristinë Lagarde, sekretari i pergjithshëm i OECD Angel Gurria dhe numri një i Organizatës botërore të Trgtisë Paskal Lamy.