E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje e prodhimeve bujqesore deri ne fund te 2012

Trendi i prodhimeve bujqësore edhe për pjesën tjetër të mbetur të vitit duket se është pozitiv. Zëvendësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia konstaton se me nisjen e shtatorit do të rritet prodhimi i frutave, por në kah të kundërt pritet të ulet prodhimi i misrit, duke mos ndikuar në rritjen e drithërave. Sipas tij, periudha e verës ka qenë e thatë dhe si e tillë ka ndikuar jo pozitivisht për rritjen e këtyre prodhimeve.
Një vit më parë, gjatë shtatorit, u rrit së tepërmi eksporti i frutave.

I pyetur nëse fermerët përdorin apo jo substance në rritjen e stimuluar të produkteve, zotit Fasllia u përgjigj se prodhimet bujqësore janë të garantuara. Sipas tij, ka pasur një kërkesë të lartë për to nga vende të Bashkimit Europian, siç është Gjermania.

Gjatë pjesë së parë të vitit 2012 eksportet e prodhimeve bujqësore patën një rritje të lartë, veçanërisht perimet e frutat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›