Merkel dhe Sarkozy duan ndryshim të marrëveshjeve të BE-së

Në takimin e tyre të fundit në Paris, kancelarja gjermane dhe presidenti francez përpiluan pikat konkrete të kësaj marrëveshjeje.
Presidentit të Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, projekti do t'i dorëzohet të mërkurën, ndërsa një ditë më vonë shefat e qeverive do të këshillohen për të në Bruksel.
"Shumë njerëz kanë shqetësimin nëse mund të na besojnë, prandaj para së gjithash me Këshillin e BE-së duhet rifituar të enjten dhe të premten besueshmëri për të forcuar detyrueshmërinë e marrëveshjeve tona", tha kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel.
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, e quajti fazën që vjen një marshim të detyrueshëm për të rivendosur besimin te euroja.
Që gjatë samitit do të bëhet e qartë nëse të gjitha 27 vendet e BE-së do të jenë pro, apo vetëm 17 vendet e euros, thanë Merkel dhe Sarkozy.
Meqenëse në Francë u diskutua ditët e kaluara intensivisht gjoja trysnia gjermane mbi BE-në, dy politikanët u morën pas takimit të tyre më gjatë me marrëdhëniet gjermano-franceze.
Ka një detyrim për ujdi mes dy vendeve, tha Sarkozy. “Në këtë kohë shumë të trazuar, Franca mendon më shumë se kurrë që aleanca me Gjermaninë dhe me kancelaren është një element strategjik dhe thelbësor”, shtoi Sarkozy.