E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit europian ne gjysmen e rruges

Kriza e borxhit europian është vetëm në gjysmën e rrugës dhe vendet si Greqia dhe Irlanda mund të kërkojnë në kohë deri në 2016 për të kopmletuar programet e tyre të korrigjimit të llogarive. Ndërsa Spanja, Italia dhe Portugalia mund të dalin nga gjendja aktuale brenda vitit 2013 nëse do të dinë të përmbushin të gjitha refromat e marra. Është ky konkluzioni i agjencisë ndërkombëtare Moody’s në një raport mbi cekuilibrat e jashtëm të Eurozonës. Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, të pesë këto vende kanë marrë masa të vështira por të nevojshme, reforma për të dalë të fuqizuara nga kriza dhe e gjithë kjo fazë korrigjimi është kompletuar deri në gjysmën e rrugës në skenarin më të mirë sipas secilit vend. Sipas Moody’s situata aktuale që po përjetojnë vendet më të dobëta të eurozonës është e ngjashme me periudhën e krizës dhe rimëkëmbjes në Finlandë dhe Suedi mes viteve 1990 dhe 1993. Suedisë iu deshën tre vjet për të rikthyer PBB në nivelet e parakrizës ndërsa për Finlandën u deshën 6 vjet. Mbi bazën e krahasimit shpjegon Moody’s rrudhjet ekonomike të regjistruara në dy vendet iberike dhe Itali janë të ngjashme me Suedinë, ndërsa rastet e Irlandës e Greqisë, ku kriza duket se nuk ka prekur ende fundin janë më të ngjashme me atë të Finlandës. Në këtë raport Moody’s kujton listën e vështirë të refromave të ndërmarra nga vendet nordike gjatë viteve të krizës së tyre dhe rasti i Suedisë dhe Finlandës tregon se suksesi nëse angazhohesh për të zbatuar në mënyrë rigoroze dhe efikase reformat është me të vërtet i mundshëm. Refromat strukturore mbeten të një rëndësie të vecantë për të rritur konkurrueshëmrinë e vendeve periferike dhe ekziston rreziku që këto reforma nuk do të përmbushen totalisht. Në këtë rast përgjegjësia më e madhe bie mbi qeveritë kombëtare më shumë se sa tek ndihma e jashtme. Zgjidhja më e mirë përfundon agjencia ndërkombëtare Moody’s vjen vetëm përmes një angazhimi në nivel kombëtar nga aftësia për të kontrolluar dhe menaxhuar procesin e refromave më një ndihmë të një procesi të jashtëm refromash, në nivel të institucioneve të përbashkëta si dhe natyrisht edhe të një mbështetje financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›