E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaliforni, studentët pa dokumente, ndihmë nga shteti

Emigrantët pa dokumente në shtetin e Kalifornisë, do të marrin ndihmë financiare nga shteti në bazë të një ligji që u nënshkrua të shtunën.
Ky ligj, që është pjesa e dytë e “Aktit të Ëndrrës’’, do të lejojë emigrantët e paligjshëm që janë në procesin e marrjes së shtetësisë të bëjnë kërkesë për ndihmë nga shteti.

Pjesa e parë e ligjit, e nënshkruar në muajin korrik, miraton bursa private dhe hua për studentët ilegalë. Vetëm dy shtete të tjera, Teksasi dhe Nju Meksiko, lejojnë emigrantët e paligjshëm të marrin ndihmë financiare nga shteti për të ndjekur universitetet.

Emigracioni i paligjshëm është një çështje mjaft kontradiktore në Shtetet e Bashkuara. Kundërshtarët e ligjit thonë se ai inkurajon hyrjen e paligjshme në Shtetet e Bashkuara, por përkrahësit e tij thonë se fëmijët që janë sjellë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga prindërit e tyre nuk duhet të ndëshkohen për këtë.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›