Merkel inkurajon dialogun

Kancelarja gjermane Angela Merkel në vizitën e saj që do të bëj në Serbi do të inkurajoj dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë .
Merkel pritet që të debatoj këtë çështje me zyrtarët qeveritar serb të martën gjatë vizitës së saj në Serbi, e cila vjen pas tensioneve në veri të Kosovës, përderisa Kosova është e pavarur nga Serbia nga viti 2008.
Merkel ka thënë në një video të lansuar të shtunën, që e ka transmetuar agjencia e lajmeve Associated Press, se ajo do të “insistoj që dialogu i Serbisë me Kosovën të rifilloi”.
Ajo ka shtuar se “nuk do të këtë perspektivë evropiane për rajonin nëse të gjithë nuk bëjnë përpjekje për zgjidhjen e problemeve – edhe pse frika nga e kaluara ka një efekt të vështirë dhe të thellë”.
Udhëtimi i Merkel po ashtu do të vazhdoi në shtetin fqinj të Serbisë, Kroacinë për të cilën tashmë dihet që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2013.