Sejdiu “lufton” LDK'në

Kryetari i dikurshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu, është duke punuar intensivisht që ta përgatisë terrenin për ta rimarrë postin e të parit në partinë që e kishte drejtuar deri në nëntor të vitit të kaluar.
I bindur se kryetari i ri i partisë dhe miku i tij i dikurshëm, Isa Mustafa, e ka “prerë në besë”, Sejdiu ka nisur punët në terren, duke takuar, konsultuar dhe nxitur udhëheqësit e degëve të ndryshme që në një të ardhme të dalin kundër kryesisë aktuale të LDK-së, në veçanti kundër kryetarit Mustafa.
Kështu, ish-presidenti i vendit, që nga Presidenca ishte larguar pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës se e ka shkelur rëndë Kushtetutën, pretendon që në një të ardhme, duke u ringjitur në krye të LDK-së, të rikthehet në institucionet e vendit.
Njëri nga deputetët e LDK-së i ka thënë “Zërit” në kushte anonimiteti se Sejdiu aktualisht është duke punuar me intensitet të shtuar, gjë e cila më së miri vërehet tek dega e Gjakovës, e cila haptazi radhitet me të.
“Sipas informatave që kam unë, Fatmir Sejdiu është duke bërë shumë punë. Përveç degës në Gjakovë, ai është duke punuar edhe me degë tjera”, ka thënë ky burim. a Mustafa, e ka “prerë në besë”, Sejdiu ka nisur punët në terren, duke takuar, konsultuar dhe nxitur udhëheqësit e degëve të ndryshme që në një të ardhme të dalin kundër kryesisë aktuale të LDK-së, në veçanti kundër kryetarit Mustafa.
Kështu, ish-presidenti i vendit, që nga Presidenca ishte larguar pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës se e ka shkelur rëndë Kushtetutën, pretendon që në një të ardhme, duke u ringjitur në krye të LDK-së, të rikthehet në institucionet e vendit.
Njëri nga deputetët e LDK-së i ka thënë “Zërit” në kushte anonimiteti se Sejdiu aktualisht është duke punuar me intensitet të shtuar, gjë e cila më së miri vërehet tek dega e Gjakovës, e cila haptazi radhitet me të.
“Sipas informatave që kam unë, Fatmir Sejdiu është duke bërë shumë punë. Përveç degës në Gjakovë, ai është duke punuar edhe me degë tjera”, ka thënë ky burim.