Pështyn kundërshtarin, dënohet për 10 ndeshje

Një futbollisti brazilian është dënuar për 10 ndeshje për pështymje ndaj një kundërshtari, derisa trajneri i tij ishte suspenduar për pesë takime, pas fyerjeve ndaj gjyqtarit dhe refuzimit të del nga fusha pas përjashtimit në përballjen e njëjtë.
Sulmuesi i Fluminenses, Rafael Moura është suspenduar nga tribunali disiplinor i Brazilit, pasi pamjet televizive treguan se kishte pështyrë Renato Abreun e Flamengos në fund të derbit të tensionuar mes ekipeve në fillim të tetorit.
Edhe trajneri i Fluminenses, Abel Braga, ishte përjashtuar në minutën e fundit. Flamengo fitoi 3-2.