Merkel kërkon sinjale të qarta për shpëtimin e euros
Kancelarja gjermane Angela Merkel para fillimit të samitit të BE-së ka përforcuar qëndrimin e saj për shpëtimin e euro-s.
Nga takimi i së enjtes dhe së premtes në Bruksel duhet të dalë mesazhi se problemet monetare do të zgjidhen dhe euro nuk është në dispozicion, tha Merkel pas pjesëmarrjes në një takim të grupit parlamentar të CDU-së dhe CSU-së. Kancelarja mbrojti faktin e blerjes së huave shtetërore nga vendet e zonës së euros që janë në krizë si Greqia përmes Bankës Qendrore.
Në samitin e BE-së Merkel do të shprehet kundër borxheve të përbashkëta të vendeve të euro-s, ide kjo e propozuar nga shefi i grupit të vendeve të euro-s, kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker. Këtë të mërkurë politikania e CDU-së do të japë në një deklaratë të qeverisë kursin e saj për krizën e euro-s.