'Siguria' miraton uljen e pensioneve per ushtaraket
Opozita braktis mbledhjen e komisionit parlamentar te Sigurise. Gjoni: Te degjohen edhe grupet e interesit
Komisioni i Sigurise miratoi dje vetem me votat e mazhorances aktin normativ te qeverise per ligjin per pensionet suplementare te ushtarakeve, policeve dhe kategorive te tjera qe kane qene pjese e forcave te sigurise.
Opozita kerkoi pjesemarrjen e grupeve te interesit per te shprehur edhe ata qendrimin e tyre , nderkohe qe mazhoranca sqaroi se nje pjese e shoqatave te ish-ushtarakeve i kane shprehur shqetesimet e tyre permes nje letre.
Ky ka qene edhe shkaku qe Nenkryetari i Komisionit te Sigurise njeheresh edhe deputet i PS-se, Ilir Gjoni, ne emer te grupit, deklaroi largimin nga mbledhja. "Ju prute nje akt normativ i cili cenon direkt vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Gjykata me vendimin e saj ka sanksionuar parimisht se nje e drejte e fituar me ligj nuk mund te rishikohet. Ju permes ketij akti normativ po beni nje goditje ndaj Kushtetutes dhe vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Nisur nga fakti qe nuk po gjejme mirekuptim nga ana juaj per ta shtyre, ne do te largohemi duke ju shpallur publikisht qe ne nuk e votojme kete akt normativ sepse ai bie ndesh me Kushtetuten dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese per interesat e tyre",- theksoi Gjoni.
I menjehershem ka qene reagimi i kreut te ketij komisioni, Leonard Demi, i cili e cilesoi ngjarjen te nxitur nga prania e medias. Deputeti Demi sqaroi se dy dite me pare ka zhvilluar takim me perfaqesues te "Aleanca Kombetare e Ushtarakeve (AKUSH) per te diskutuar per kete Akt Normativ.
Qeveria ka vendosur permes nje akti normativ uljen e perfitimeve qe do te marrin ushtaraket ne formen e pensioneve suplementare. Ulja eshte bere duke mos llogaritur pensionin ne baze te pages bruto por duke u bazuar ne pagen referuese neto.