Ridvan Bode: Është koha që bankat të kreditojnë biznesin
14/12/2010 Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria mund të ruajë ritmet e rritjes ekonomike
Ka ardhur koha që vendi ynë të ruajë ritmin e rritjes ekonomike, por duke ndryshuar modelin e politikave, me fokus arsimin, sistemin energjetik, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin teknologjik të informacionit dhe komunikimit. Vlerësimi është bërë nga një raport i Bankës Botërore, e përfshirë tashmë në debatin për modelin e ri ekonomik që duhet të ndjekë Shqipëria. Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode e vuri theksin te partneriteti mes bankave dhe biznesit, si një nga mënyrat që bizneset të funksionojnë në ekonominë reale.
Raporti
Drejtorja e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Ksenya Lvovsky, theksoi se, për të mbajtur ritmet e rritjes ekonomike, Shqipërisë i nevojitet një model i ri politikash dhe reformash. “Arritja në nivelin e sipërm të vendeve me të ardhura të mesme brenda një kohe relativisht të shkurtër përbën një arritje të madhe, por njëkohësisht sjell sfida të reja. Me këtë status të ri, Shqipërisë i duhet të konkurrojë me pagat e ulëta të vendeve të varfra, por edhe me novacionet e vendeve të pasura. Shqipëria ka arritur momentin kur mjedisi i jashtëm për tërheqjen e kapitalit është bërë më i vështirë, konkurrenca e fortë dhe komplekse, ndërkohë që ekonomia globale po transformohet tërësisht”, -tha Lvovsky. Sipas ministrit Bode janë bankat ato që mund të bëhen fare mirë truri i modelit të ri ekonomik të vendit. “Unë do të ftoja sistemin financiar, bankat që pikërisht në situatën e krijuar si rezultat i krizës ekonomike globale, por dhe nevojës për të rishpërndarë bizneset dhe për ti orientuar drejt aktiviteteve që janë në përputhje me kërkesën e tregut të brendshëm dhe tregut rajonal, i cili është ndikuar dhe ka ndryshuar përgjatë krizës globale, ti rikthehet partneritetit me biznesin dhe të shikojë me kujdes e të ndihmojë, të krijojë kushtet maksimale për të ndihmuar bizneset në ekonominë reale që të rishpërndajnë, të riformulojnë strategjitë e tyre”, - tha Bode. Ministri i Financave tha se kontributi i shtetit në modelin e ri të rritjes do të bazohet kryesisht në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit. “Qeveria synon që të mbajë një ambient të përshtatshëm në planin mikroekonomik për biznesin. Politika e taksave të ulëta, përbën jo një zgjidhje konjukturale, por një strategji të qëndrueshme në programin zhvillimor të qeverisë. Është e thjeshtë vënia përballë falimentimit dhe kjo do të ndodhë dhe duhet të ndodhë, sepse ka biznese, të cilat nuk mund ti përshtaten botës së re ekonomike në rajon dhe më gjerë, por nga ana tjetër është absolutisht i domosdoshëm një qëndrim dashamirës dhe bazuar në përllogaritje ekzakte për të mundësuar që bizneset të rishpërndajnë kapitalet e tyre drejt aktiviteteve më të qenësishme dhe më me perspektivë”, - tha ministri Bode. Raporti i Bankës Botërore “Një axhendë e re e rritjes ekonomike” eksploron burimet për rritjen e ardhshme ekonomike, duke veçuar nevojat e kapitalit njerëzor dhe ato të infrastrukturës bazë, si energjia apo teknologjia e informacionit.
Rritja ekonomike në Shqipëri pas krizës ekonomike, ishte më e lartë nga ajo që pritej. Prodhimi i Përgjithshëm Bruto në vend është rritur në mënyrë konstante, mesatarisht me 5 për qind dhe vendi i ka mbijetuar trazirave botërore më mirë se shumë vende të tjera.
Integrimi
Shqipëria ka bërë përpjekje për përmirësimin e klimës së biznesit dhe hyrjen në BE, duke përgatitur ligje dhe rregullore. Për kompanitë i rëndësishëm është fakti se deri në çshkallë angazhohet qeveria dhe zbaton ligjet ekzistuese në një mënyrë konsistente dhe koherente.
Kreditimi
Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se problemet e krijuara gjatë dy viteve të fundit lidhen me rritjen, sipas tij, hiperbolike të nivelit të kreditimit të ekonomisë reale në harkun e tre viteve. “Nga viti në vit kemi dyfishuar dhe trefishuar vëllimin e kredive dhënë biznesit privat duke rritur nga 7.5 për qind në vitin 2005 në rreth 38 për qind në fundin e vitit të kaluar, sigurisht krijon një problematikë”, - tha Bode.