E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, ushtaraket, leter Komisionit te Sigurise

Aleanca Kombetare e Ushtarakeve: Akti i ri normativ perkeqeson nivelin jetik te ushtarakeve ne pension


Permes nje letre drejtuar Komisionit Parlamentar te Sigurise, ushtaraket kane shprehur shqetesimin e tyre ne lidhje me aktin normativ te qeverise, i cili ul masen e pensionit. Aleanca Kombetare e Ushtarakeve shpreh shqetesimin se ky vendimi i qeverise do te perkeqesoje gjendjen e kesaj shtrese


"Akti i ri normativ perkeqeson nivelin jetik te ushtarakeve ne pension, diskriminon dhe demton me tej financiarisht dhe moralisht kete shtrese sociale",- thuhet ne letren e ushtarakeve.


Ata kerkojne qe qeveria te zbatoje ligjin ekzistues qe u jep 11.300 qytetareve te drejten qe te jene perfitues te pensionit suplementar. "Mos krijoni kufizime artificiale dhe absurde qe nuk ekzistojne ne asnje vend te botes demokratike, si aplikime te reja me fuqi prapavepruese dhe te krahasueshme me aktualitetin e sotem me dy pensione baze dhe mesatarizimin e te ardhurave personale per tere karrieren ushtarake" , thuhet ne kerkesen e ushtarakeve.


"Ne ushtaraket shqiptare arsyetojme edhe mbi mundesite financiare te shtetit, pa spekuluar me balancat sociale, per pagesen e te drejtes se fituar per pension nga momenti i lindjes se kesaj te drejte.


Per kete propozojme qe shteti te aplikoje pagesen me keste dhe te depozitoje detyrimin debitor ne Banken Kombetare ne nje libreze kursimi personale me ose pa interes baze vjetor bankar dhe ne rast vdekje te ushtarakut, perfituese eshte edhe familja e tij", thuhet ne kerkesen e ushtarakeve.


Aleanca Kombetare e Ushtarakeve kerkon pershpejtimin e procedurave ne rillogaritjen e pensioneve dhe fillimin e menjehershem te pageses per t'i dhene sipas tyre fund penalizimit prej 18 muaj nga moszbatimi i ligjit qe nga Maji 2009.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›