E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet e bankave gjermane arrijnë në 2 500 miliardë euro

Bankat gjermane kanë investuar gati 2 500 miliardë euro jashtë vendit, prej të cilave rreth 1 500 miliardë euro i janë huazuar klientëve në vendet e Bashkimit Evropian.

Mediet gjermane transmetojnë, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, se dy të tretat e shumës që është dhënë hua në BE, ka shkuar në vendet e eurozonës.

Nga fillimi i krizës, në publikun gjerman është diskutuar gjatë se, për shkak të shtrirjes së angazhimit të tyre financiar jashtë vendit, veçanërisht në eurozonë, mund të falimentojnë edhe bankat gjermane.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›