Merkel ndryshon qëndrim, pro ndihmës së Greqisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, ka ndryshuar qëndrim për paketën financiare për Greiqnë. Gjermania ka qenë shteti i parë që ka kundërshtuar idenë e ndihmës financiare për Greqinë, por vetëm një ditë përpara se 16 vendet e eurozonës të mbajnë takimin e radhës, Merkel ka ndryshuar qëndrim. Sipas Kancelares gjermane, Greqia ka nevojë për një paketë financiare, por sipas saj, BE-ja nuk mund ta përballojë e vetme këtë ndihmë ndaj kërkon edhe mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Qëndrimi “pro” paketës financiare ka ardhur pas kritikave të shumta të lëshuara nga drejtues të vendeve të ndryshme dhe të drejtuesve të Bashkimit Evropian. Pritet që sot të zhvillohet një takim nga vendet e eurozonës, pikërisht për krizën financiare që po kalon Greqia. Në këtë takim do të merret një vendim për shumën dhe momentin që do ti ofrohet ndihmë shtetit helen. Më herët, Oli Rehn dhe Barroso janë shprehur se ndihma për Greqinë duhet të miratohet sa më shpejt, pasi në të kundërt euro rrezikon të dobësohet në treg dhe kjo do të ishte me tepër pasoja për vendet e eurozonës.
Deklarata
Ndryshimi i qëndrimit është pasqyruar dje në mediat gjermane, të cilat i referohen deklaratës së Kancelares, e cila për të parën herë është shprehur në favor të ndihmës për Greqinë. Mediat gjermane raportojnë se Gjermania më në fund bie dakord që të ndihmojë Greqinë, por vetëm me kusht që në këtë proces të përfshihen bashkërisht BE dhe FMN. Lajmi është publikuar së fundi nga kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, e cila deri tani u ka rezistuar gjithë thirrjeve të liderëve të BE-së për të ndihmuar Greqinë me një paketë financiare. Merkel ka theksuar se BE-ja e vetme nuk mund ta zgjidhë dot krizën greke, por çdo asistencë që do të miratohet nga blloku evropian duhet të plotësohet me hua nga FMN. Berlini do të përcaktojë kushtet për ndihmë në takimin e 16 vendeve të eurozonës që mbahet të enjten.
Qëndrimi grek
Një ditë përpara deklaratës së Merkel, nga Athina zyrtare është këmbëngulur që Greqia është ende në gjendje për të kërkuar kredi në tregun financiar, pasi ka ende akses në treg dhe është në gjendje të paguajë borxhet. Kështu ka deklaruar dje ministri i Financave greke, Jorgo Papakonstantinu. Në një konferencë ekonomike që u zhvillua në Athinë, Papakonstantinu ka mbështetur mendimin se "pavarësisht nga çfarë do të arrihet në bisedimet në Bashkimin Evropian, Greqia mund ti përmbushë detyrimet e saj të shërbimit dhe marrjes së huave për shlyerjen e borxhit. Vendi ka treguar se mund të veprojë në tregje, do të donim përqindje të ulëta interesi, por do ti kemi me rimëkëmbjen e financave publike", - ka këmbëngulur ai. Ministri konfirmoi një keqësim të recesionit në Greqi, por përjashtoi zërat se kjo e pengon vendin e tij të mbajë premtimet për uljen e deficitit në 8,7 për qind në fund të vitit 2010 nga 12,7 për qind vitin e kaluar.
Rehn: “Sot vendimi për Greqinë”
Eurokomisioneri për çështje ekonomike dhe monetare, Oli Rehn, deklaroi dje se BE-ja sot duhet të marrë vendim për mënyrën në të cilën duhet ti jepet ndihmë Greqisë përndryshe ajo do të shkaktojë "çrregullim serioz" për euron. Sipas tij, ekziston gatishmëri teknike për zgjidhjen e këtij problemi. Ajo që na mungon është zgjidhja politike e cila është e domosdoshme. Më tej, ai deklaroi se po shqyrtohen edhe alternativa të tjera për ti ndihmuar Greqisë. Sipas tij, nuk është problem ndihma eventuale që Greqia mund të marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sarkozi pret Van Rompuy në pallatin Elize për krizën greke
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, janë të vendosur për të arritur një marrëveshje mbi ndihmën në Greqi, në takimin e ditës së enjte dhe të premte në Bruksel, Sarkozi dhe Rompuy kanë drekuar së bashku dje në pallatin Elize dhe më pas kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Dy udhëheqësit bënë një pasqyrë të gjerë të çështjeve që diskutuan dhe dolën me një qëndrim dhe vendosmërinë e tyre të përbashkët për të arritur marrëveshje. Sipas zëdhënëses, Van Rompuy ka ndërmend të thërrasë një takim gjatë kësaj jave me 16 vendet e eurozonës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e ndihmës për Greqinë. Pas disa javësh mosmarrëveshje, vendet e eurozonës duket se janë në të njëjtin kah, atë të kompromisit mbi ndihmën në Greqi, duke kombinuar edhe me një ndërhyrje të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe asistencës evropiane. Pas këtij takimi kryeministri francez është nisur për në Bruksel për të vazhduar takimet në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin grek. Në të njëjtën kohë në Bruksel Van Rompuy vazhdon kontaktet e njëpasnjëshme me të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje. Nëse nuk gjendet, atëherë një mbledhje të jashtëzakonshme do të zhvillohet sot në mëngjes.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010