Prokuroria: Mbi Aldo Baren rëndojnë 4 vrasje
Autori i Lajmit: Redaksia
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lexuar dje akuzat e formuluara ndaj Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe si Aldo Bare, që nuk ka preferuat të ishte i pranishëm në seancë. Mbi Aldo Baren i konsideruar si kreu i Bandës së Lushnjës rëndojnë akuzat për 4 vrasje, ku më e rënda është ajo e vrasjes dhe prerja e kokës së Artur Dajës. Akuzat për plagosje ishin 2, ndërkohë që prokuroria e akuzon Baren dhe për krijim të bandave të armatosura. “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentative të shtetasit Artur Daja. “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri. “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Nimet Zenelit. “Vrasjes me paramendim”, të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu. “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Masar Aliu. “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. “Shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës së shtetasit Shkëlqim Haxhiu. “Krijimit te Organizatës kriminale”. “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”. Aldo Bare në seancë u përfaqësua nga avokati i tij, Vladimir Meçi. Avokati nuk dha miratim për asnjë nga akuzat. Seanca kundër Bares vazhdon në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sipas përfaqësuesve të organit të akuzës, në procesin gjyqësor ndaj kapos së bandës së Lushnjës, do të thirren për të dëshmuar 60 dëshmitarë, persona të dëmtuar dhe me dijeni për krimet e Bandës së Lushnjës nga viti 2007 deri në vitin 2005. Prokuroria e ka akuzuar dje Aldo Baren për kryerjen e veprave penale të: “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Genci Kashari. Aldo Bare u arrestua në Turqi me kërkesë të prokurorisë shqiptare. Ai u ekstradua nga Turqia në nëntor të vitit 2009, pas tri vitesh qëndrimi në qelitë turke.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010