Merkel në Qipro

Pas qëndrimit të saj në Maltë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi për herë të parë Qipron e ndarë.
Gjatë takimeve me autoritetet e atjeshme, ajo u informua për konfliktet në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian.
Merkel u takua edhe me presidentin e Republikës së Qipros, Dimitris Christofias.
Ujdhesa është e ndarë që prej vitit 1974 në pjesën veriore me shumicë turke dhe atë jugore me shumicë greke.
Që prej vitit 2004, ky vend është anëtar i Bashkimit Evropian. Pjesa e banuar me shumicë turke në veri të vendit njihet si shtet prej Turqisë.
Gjatë qëndrimit në Maltë, kancelarja hodhi poshtë pohimet se Portugalisë i është ofruar që për shkak të borxheve të futet nën ombrellën e euros.
"Jo, asnjë vend nuk e kemi detyruar kurrë dhe nuk do ta detyrojmë që të ndërmarrë ndonjë hap të caktuar. Ne kemi bërë oferta për kredi dhe ndihma në kuadër të BE-së. Secili vend mund të vendosë vetë nëse ka nevojë për ndihma. Portugalia nuk e ka bërë këtë dhe Gjermania nuk do të kërkojë prej saj që ta ndërmarrë këtë hap", tha Merkel.