Njerëzit nuk frikësohen nga jashtëtokësorët
Një studim i psikologut amerikan, Albert Harrison, zbuloi se shumica e njerëzve në botë nuk do të frikësoheshin nëse do të konfirmohej lajmi i ekzistencës së qenieve inteligjente në planetët tjera.
Studimi tregon se perceptimi i njerëzve ka ndryshuar në mënyrë drastike që prej vitit 1961, kur administrata amerikane paralajmëroi se dëshmitë për ekzistencën e jashtëtokësorëve mund të ngjallin një panik të përgjithshëm në popullsi.
Jo vetëm që njerëzit nuk do të frikësoheshin, por një pjesë e mirë e tyre do të ishin edhe jashtëzakonisht të lumtur nëse dëshmohet se nuk jemi të vetëm në hapësirë.
”Zbulimi i qenieve jashtëtokësore do të ishte shumë më i pranueshëm tani, se sa ka qenë për brezat e shkuar, kryesisht pasi avancimi i ndjeshëm i teknologjisë në dekadat e fundit ka krijuar besim të madh midis njerëzve”, deklaroi Harrison.
Gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë edhe se objekte të paidentifikuara fluturuese kanë zbarkuar tashmë në tokë.
Për herë të parë, ishte një gazetë nga New Yorku në vitin 1840 ajo, që raportoi zbarkimin e një UFO-je nga Hëna.