E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adili: Lufta ishte marrëveshje

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 20:20

Sipas liderit të dikurshëm të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, Gafurr Adili, fillimi i luftës së vitit 2001 në Maqedoni ishte rezultat i marrëveshjes së vitit 2000 ndërmjet dy përfaqësuesve politikë të maqedonëve dhe shqiptarëve, Branko Crvenkovski dhe Ali Ahmeti.

Lideri i ish- Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, Gafurr Adili, i tha televizionit TV Alb, në Shkup, se lideri i BDI, Ali Ahmeti, asokohe punonte në përputhje me skenarin që paraprakisht e kishte dakorduar në Pogradec (Shqipëri) me Branko Crvenkovskin, i cili atëherë ishte lider i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM).


"Sipas informatës së e posedojë nga njerëz që ende janë të gjallë, por që sot nuk do ta publikojë, megjithëse do të vije koha kur do t’i bëjë publik edhe emrat e tyre,  marrëveshja për fillimin e luftës në Maqedoni ishte arritur në Pogradec”, theksoi Adili, përderisa përsëriti se posedon dosje origjinale për bashkëpunimin e Ali Ahmetit me ish-UDB’në jugosllave.
Ndryshe, forcat maqedone të sigurimit dhe grupet e armatosura shqiptare në Maqedoni e kishin filluar luftën në vitin 2001.


BDI është aktualisht partner i koalicionit qeverisës me VMRO-DPMNE, ndërkohë që LSDM është partia më e madhe opozitare në Maqedoni. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›