E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pjesëtari i organizatës terroriste në Veri

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 18:45

Një pjesëtar i organizatës së ashtuquajtur “Mbrojtja territoriale serbe”, njëherësh edhe i organizatës ekstremiste “Çetniçki pokret”, është arrestuar të martën në Zveçan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Stanisha Miletiq, i cili dyshohet se muaj më parë ka kërcënuar priftin në manastirin ortodoks serb “Devine Vode” në Zubin Potok, duke dashur në këtë mënyrë të mbrojë ish- patriarkun Artemije.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se personit në fjalë është caktuar paraburgimi prej 48 orësh, pa dashur të komentojë nëse i arrestuari është ose jo pjesëtar i ndonjë organizate.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›